Veprat 27:13-17 Së Bashku (ALNT)

13. Kur filloi të frynte një erë e lehtë, ata menduan se do t’ia arrinin qëllimit. Kështu ngritën spirancat dhe lundruan afër brigjeve të Kretës.

14. Por nuk kaloi shumë kohë dhe mbi ishull filloi një erë e vrullshme verilindore që quhet Eurakilon.

15. Ajo e rrëmbeu anijen dhe ishte e pamundur të lundronim kundër erës. Nuk kishim ç’të bënim dhe e lamë erën të na hidhte sa andej-këtej.

16. Kur po kalonim poshtë një ishulli të vogël që quhet Kauda, me shumë vështirësi arritëm të kapnim varkën e shpëtimit.

17. Pasi e ngritën lart varkën e shpëtimit, përdorën litarë për ta lidhur anijen e për ta bërë më të fortë. Nga frika se mos ngecnin në rërë pranë Sirtit, hodhën spirancën pluskuese dhe e lanë anijen ta merrte era.

Veprat 27