21. me përjashtim ndoshta të atyre fjalëve që thashë me zë të lartë para tyre: “Unë po gjykohem sot nga ju, sepse shpresoj në ngjalljen e të vdekurve”».
22. Por Feliksi, që e njihte mirë Udhën e Zotit Jezu, u tha: «Do të vendos për çështjen tuaj kur të vijë Lisia, komandanti i kohortës», dhe kështu e shtyu gjyqin.
23. Pastaj e urdhëroi centurionin që ta ruante Palin, por t’i lejonte edhe një farë lirie e të mos pengonte asnjë nga miqtë e tij që të kujdesej për nevojat që kishte.
24. Pas disa ditësh, kur erdhi Feliksi me gruan e vet Drusilën, që ishte judease, thirri Palin dhe dëgjoi prej tij për besimin në Krishtin Jezu.