Veprat 10:12-18 Së Bashku (ALNT)

12. Në pëlhurë gjendeshin të gjitha llojet e katërkëmbëshve, të zvarranikëve të tokës e të shpendëve të qiellit.

13. Atëherë dëgjoi një zë që i tha: «Ngrihu, Pjetër. Ther e ha».

14. Por Pjetri tha: «Kurrsesi, o Zot. Unë nuk kam ngrënë kurrë asgjë të papastër e të ndyrë».

15. Zëri i tha përsëri për të dytën herë: «Mos e quaj të papastër atë që ka pastruar Perëndia!».

16. Kjo gjë u përsërit tri herë e ajo që kishte parë Pjetri u ngrit në qiell.

17. Pjetri po përpiqej të kuptonte domethënien e vegimit që kishte parë teksa vinin njerëzit e Kornelit. Ata ishin te porta e po pyesnin për shtëpinë e Simonit.

18. Pastaj thirrën e pyetën nëse rrinte aty Simoni që quhej Pjetër.

Veprat 10