Mateu 3:5-12 Së Bashku (ALNT)

5. Atëherë njerëz nga Jerusalemi, nga gjithë Judeja dhe nga mbarë krahina e Jordanit shkonin tek ai

6. dhe, duke rrëfyer haptazi mëkatet e tyre, pagëzoheshin prej tij në lumin Jordan.

7. Kur pa Gjoni se shumë farisenj dhe saducenj vinin për t’u pagëzuar tek ai, u tha:«Pjellë nepërkash! Kush ju mësoi t’i ikni zemërimit që po vjen?

8. Tregojeni me vepra se jeni penduar

9. dhe mos mendoni se do t’i thoni vetes: kemi për atë Abrahamin. Unë po ju them se Perëndia mund t’i japë bij Abrahamit edhe nga këta gurë.

10. Sëpata gjendet tashmë te rrënjët e pemëve. Çdo pemë që nuk jep fryte të mira do të pritet e do të hidhet në zjarr.

11. Unë po ju pagëzoj me ujë, që të pendoheni, por pas meje vjen një që është më i fortë se unë, të cilit nuk jam i denjë as t’i zgjidh sandalet. Ai do t’ju pagëzojë me Shpirtin e Shenjtë dhe me zjarr.

12. Ai e mban në dorë terploten dhe do të ndajë grurin nga kashta. Grurin do ta mbledhë në grunar, ndërsa kashtën do ta djegë në një zjarr që nuk shuhet kurrë».

Mateu 3