Mateu 1:18-22 Së Bashku (ALNT)

18. Lindja e Jezu Krishtit ndodhi kështu: Maria, nëna e tij, ishte e fejuar me Jozefin, por përpara se të bashkoheshin, ajo mbeti shtatzënë nga Shpirti i Shenjtë.

19. Por, meqenëse Jozefi, burri i saj, ishte njeri i drejtë dhe nuk donte ta turpëronte, vendosi ta ndante fshehurazi.

20. Ndërsa po mendonte këto gjëra, një engjëll i Zotit iu shfaq në ëndërr dhe i tha: «Jozef, bir i Davidit, mos ki frikë ta marrësh për grua Marinë. Fëmija që është ngjizur në të është nga Shpirti i Shenjtë.

21. Ajo do të lindë një djalë dhe ti do t’ia vësh emrin Jezu, sepse ai do ta shpëtojë popullin e tij nga mëkatet e tyre».

22. E gjithë kjo ndodhi që të përmbushej çfarë kishte thënë Zoti nëpërmjet profetit:

Mateu 1