Gjoni 4:39-42 Së Bashku (ALNT)

39. Shumë nga samaritanët e atij qyteti besuan në Jezuin nga dëshmia e gruas që thoshte: «Më tregoi gjithçka që kam bërë».

40. Kur shkuan tek ai, samaritanët iu lutën të qëndronte me ta dhe ai qëndroi atje dy ditë.

41. Edhe më shumë njerëz besuan në të kur dëgjuan fjalët e tij.

42. Ndërsa gruas i thoshin: «Tani nuk besojmë më vetëm nga fjalët e tua, sepse e dëgjuam vetë dhe e dimë se ky është me të vërtetë Shpëtimtari i botës!».

Gjoni 4