54. Prandaj Jezui nuk ecte më haptas mes judenjve, por shkoi në një vend pranë shkretëtirës, në një qytet të quajtur Efraim dhe ndenji atje me dishepujt.
55. Po afrohej Pashka e judenjve dhe shumë njerëz nga i gjithë vendi shkuan në Jerusalem, përpara Pashkës, për ritin e pastrimit.
56. Ata e kërkonin Jezuin dhe kur ishin në tempull, pyesnin njëri-tjetrin: «Si mendoni? A do të vijë në festë?».
57. Kryepriftërinjtë dhe farisenjtë kishin dhënë urdhër që, po ta dinte ndokush se ku ndodhej Jezui, të lajmëronte, që ta kapnin.