2 Pjetrit 2:7-10 Së Bashku (ALNT)

7. Por shpëtoi Lotin e drejtë, i cili vuante nga sjellja e fëlligësht e të pafeve.

8. Ky i drejtë jetonte mes tyre dhe shpirti i tij i drejtë mundohej dita-ditës kur shikonte me sy dhe dëgjonte me veshë veprat e tyre të paudha.

9. Zoti di t’i shpëtojë nga tundimi ata që i janë përkushtuar atij dhe di t’i ruajë të padrejtët që të ndëshkohen ditën e gjykimit,

10. sidomos ata që shkojnë pas lakmive të epsheve trupore dhe përbuzin pushtetin e Perëndisë.Ata janë të paturpshëm, arrogantë dhe njerëz që nuk kanë frikë të fyejnë fuqitë e lavdishme qiellore,

2 Pjetrit 2