2 Korintasve 9:4-7 Së Bashku (ALNT)

4. Përndryshe, nëse vijnë me mua disa maqedonas dhe shohin se nuk jeni gati, ne do të dilnim të turpëruar që u krenuam me ju, për të mos thënë pastaj sesa të turpëruar do të dilnit ju.

5. Prandaj m’u duk e nevojshme t’u kërkoja vëllezërve që të vinin më parë te ju për të bërë gati dhuratën që keni premtuar, në mënyrë që ajo të jetë gati si dhuratë zemërgjerësie e jo kopracie.

6. Sepse, kush mbjell me kursim, do të korrë pak dhe kush mbjell me zemërgjerësi, do të korrë me begati.

7. Secili nga ju le të japë sa t’i dojë zemra, jo me keqardhje e as me detyrim, sepse Perëndia e do atë që jep me gëzim.

2 Korintasve 9