1 Selanikasve 3:10-13 Së Bashku (ALNT)

10. Ne i lutemi me gjithë zemër Perëndisë, natë e ditë, që t’ju shohim nga afër dhe të plotësojmë ato që ende i mungojnë besimit tuaj.

11. Vetë Perëndia, Ati ynë dhe Zoti ynë Jezu na drejtofshin udhën për te ju!

12. Zoti e shtoftë dhe bëftë që të teprojë dashuria juaj për njëri-tjetrin dhe për të gjithë, ashtu siç është edhe dashuria jonë për ju!

13. Ai i forcoftë zemrat tuaja, që ju të jeni të shenjtë dhe të paqortueshëm para Perëndisë dhe Atit tonë kur Zoti ynë Jezu të vijë bashkë me të gjithë besimtarët e tij! Amen!

1 Selanikasve 3