20. Por disa prej tyre ishin burra qipriotë dhe kireneas, të cilët, kur erdhën në Antioki, u folën helenistëve, duke shpallur Zotin Jezus.
21. Dhe dora e Zotit ishte me ta; dhe një numër i madh besoi dhe u kthye te Zoti.
22. Lajmi i kësaj arriti në vesh të kishës që ishte në Jeruzalem; dhe ata dërguan Barnaban, që të shkonte deri në Antioki.
23. Kur ai arriti, shikoi hirin e Perëndisë, u gëzua dhe i nxiti të gjithë t'i qëndrojnë besnikë Zotit, me dëshirën e zemrës,
24. sepse ai ishte njeri i mirë, plot me Frymë të Shenjtë dhe besim. Dhe një numër i madh personash iu shtua Zotit.