1. Efraimi më qarkon me gënjeshtra dhe shtëpia e Izraelit me mashtrim. Edhe Juda është akoma i pabindur ndaj Perëndisë dhe të Shenjtit që është besnik.
2. Efraimi ngopet me erë dhe shkon pas erës së jugut; çdo ditë shumon gënjeshtrat dhe dhunën; bën aleancë me Asirinë dhe çon vaj në Egjipt.