Numrat 17:9-13 Bibla Shqip (ALBB)

9. Atëherë nxori tërë shufrat jashtë pranisë së Zotit, përpara të gjithë bijve të Izraelit; dhe ata i panë dhe secili mori shufrën e vet.

10. Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Ktheja shufrën Aaronit përpara çadrës së dëshmisë, me qëllim që të ruhet si një shenjë qortimi për rebelët, me qëllim që të marrin fund murmuritjet e tyre kundër meje dhe ata të mos vdesin".

11. Moisiu veproi ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti.

12. Bijtë e Izraelit i folën pastaj Moisiut, duke i thënë: "Ja, po vdesim, kemi marrë fund, të gjithë kemi marrë fund!

13. Kushdo që i afrohet tabernakullit të Zotit, vdes; duhet të vdesim të gjithë?".

Numrat 17