Nehemia 3:27-32 Bibla Shqip (ALBB)

27. Mbas tyre tekoitët riparuan një pjesë tjetër të mureve, përballë kalasë së madhe që spikaste dhe deri në murin e Ofelit.

28. Mbi portën e Kuajve, priftërinjtë punuan në riparimet, secili përballë shtëpisë së vet.

29. Mbas tyre Tsadoku, bir i Imerit, punoi për riparimet përballë shtëpisë së tij. Mbas tij punoi Shemajahu, bir i Shekaniahut, që ishte rojtar i portës lindore.

30. Mbas tij Hananiahu, bir i Shelemiahut, dhe Hanuni, biri i gjashtë i Tsalafit, riparuan një pjesë tjetër të mureve. Mbas tyre Meshullami, bir i Berekiahut, punoi për riparimet përballë banesës së tij.

31. Mbas tij Malkijahu, një nga argjendarët, mori pjesë në riparimet deri në shtëpitë e nethinenjve dhe të tregtarëve, përballë portës së Mifkadit dhe deri në të përpjetën e qoshes.

32. Midis së përpjetës së qoshes dhe portës së Deleve punuan për riparimet argjendarët dhe tregtarët.

Nehemia 3