Ligji i Përtërirë 8:11-17 Bibla Shqip (ALBB)

11. Ruhu mirë të mos harrosh Zotin, Perëndinë tënd, duke shtuar për të mos zbatuar urdhërimet e tij, dekretet e tij, statutet e tij që sot do të japë;

12. e të mos ndodhë që, pasi të kesh ngrënë derisa të ngopesh dhe të kesh ndërtuar dhe banuar shtëpi të bukura,

13. pasi të kesh parë të shtohet bagëtia jote e trashë dhe e imët të shtohet, argjendi dhe ari yt, dhe të rriten tërë të mirat e tua,

14. zemra jote të lartësohet dhe ti të harrosh Zotin, Perëndinë tënd, që të nxori nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e skllavërisë;

15. që të ka sjellë nëpër këtë shkretëtirë të madhe dhe të tmerrshme, vend gjarpërinjsh veprues dhe akrepash, tokë e thatë pa ujë; që nxori ujë për ty nga shkëmbinjtë shumë të fortë;

16. dhe që në shkretëtirë të ka ushqyer me manë të cilën etërit e tu nuk e njihnin, për të të përulur dhe për të të vënë në provë dhe së fundi për të të bërë të mirë.

17. Ruhu, pra, të thuash në zemrën tënde: "Forca ime dhe fuqia e dorës sime m'i kanë siguruar këto pasuri".

Ligji i Përtërirë 8