2. Pastaj Zoti më foli duke thënë:
3. "Jeni sjellë mjaft rreth këtij mali; kthehuni nga veriu.
4. Dhe urdhëron popullin duke i thënë: Jeni duke kaluar kufirin e bijve të Esaut, vëllezërve tuaj, që banojnë në Seir; ata do të kenë frikë nga ju; prandaj hapni sytë;
5. mos i provokoni, sepse nuk do t'ju jap asgjë nga vendi i tyre, as aq sa mund të shkelë një këmbë, sepse malin e Seirit ia kam dhënë Esaut, si pronë të tij.