Ligji i Përtërirë 15:12-14 Bibla Shqip (ALBB)

12. Në rast se një vëlla apo një motër hebre shitet te ti, do të të shërbejë gjashtë vjet; por vitin e shtatë do ta lësh të ikë i lirë.

13. Dhe kur do ta lësh të ikë i lirë, nuk do ta lësh të shkojë duarbosh;

14. do t'i japësh bujarisht dhurata nga kopeja jote, nga lëmi dhe nga hambari yt; do ta bësh pjesëtar të bekimeve me të cilat Zoti, Perëndia yt, të ka mbushur;

Ligji i Përtërirë 15