Ligji i Përtërirë 10:17-19 Bibla Shqip (ALBB)

17. sepse Zoti, Perëndia juaj, është Perëndia i perëndive, Zoti i zotërve, Perëndia i madh, i fortë dhe i tmerrshëm që nuk është i anshëm dhe nuk pranon dhurata,

18. që u siguron drejtësi jetimëve dhe të vejave, që e do të huajin dhe i jep bukë dhe veshje.

19. Duajeni, pra, të huajin, sepse edhe ju ishit të huaj në vendin e Egjiptit.

Ligji i Përtërirë 10