Jeremia 15:4-9 Bibla Shqip (ALBB)

4. Do të bëj që të keqtrajtohen në të gjitha mbretëritë e tokës për shkak të Manasit, birit të Ezekias, mbret i Judës, për atë që ka bërë në Jeruzalem.

5. Kujt në fakt do t'i vinte keq për ty, o Jeruzalem, kush do të mbante zi për ty? Kush do të shqetësohej për të pyetur si je?

6. Ti më ke përzënë", thotë Zoti, "më ke kthyer krahët. Prandaj unë do të shtrij dorën kundër teje dhe do të të shkatërroj; jam lodhur nga pendimet.

7. Do t'i shpërndaj me forcë portat e qytetit, do t'u heq fëmijët dhe do të bëj që të zhduket populli im, sepse ata nuk largohen nga udhët e tyre.

8. Do t'i bëjë gratë e veja të tij më të shumta se rëra e detit. Do të sjell kundër tyre, kundër nënës së të rinjve, një shkatërrues në mes të ditës; do të bëj që të bjerë mbi të papritmas ankthi dhe tmerri.

9. Ajo që ka pjellë shtatë bijë lëngon dhe heq frymën; dielli i saj po perëndon ndërsa është ditë akoma; është mbuluar nga turpi dhe e hutuar. Do t'i dorëzoj ata që do të shpëtojnë prej shpatës në mëshirë të armiqve të tyre", thotë Zoti.

Jeremia 15