1. Dhe tani ju, o pasanikë: qani dhe vajtoni për të këqijat që do t'ju zënë!
2. Pasuria juaj u kalb dhe rrobat tuaja i brejti tenja.
3. Ari dhe argjendi juaj u ndryshkën, dhe ndryshku i tyre do të jetë një dëshmi kundër jush dhe do t'ju përpijë mishërat si zjarr; keni mbledhur thesare në ditët e fundit.