Isaia 3:11-13 Bibla Shqip (ALBB)

11. Mjerë i pabesi! Do t'i bjerë mbi kokë fatkeqësia, sepse do t'i jepet ajo që duart e tij kanë përgatitur.

12. Shtypësit e popullit tim janë fëmijë, dhe gratë sundojnë mbi të. O populli im, ata që të udhëheqin të çojnë jashtë rruge dhe shkatërrojnë shtegun që ti përshkon.

13. Zoti paraqitet për të paditur dhe zë vend për të gjykuar popujt.

Isaia 3