Fjalët e Urta 31:15-21 Bibla Shqip (ALBB)

15. Çohet që me natë për t'i ndarë ushqimin familjes së saj dhe për t'u dhënë urdhrat e nevojshme shërbëtoreve të saj.

16. Ajo shikon një arë dhe e ble; me duart e saj mbjell një vresht.

17. Ngjesh me forcë ijët dhe i bën më të fortë krahët e saj.

18. E kupton që tregtia e saj po shkon mbarë dhe llamba e saj e natës nuk i shuhet.

19. Shtrin dorën mbi furkën, pëllëmbët e saj zënë boshtin.

20. I shtrin dorën të varfrit dhe i jep dorën nevojtarit.

21. Nuk i trembet borës për familjen e saj, sepse tërë ata të shtëpisë së vet kanë një veshje të dyfishtë.

Fjalët e Urta 31