Fjalët e Urta 3:30-33 Bibla Shqip (ALBB)

30. Mos bëj padi kundër askujt pa shkak; po të jetë se nuk të ka bërë asnjë të keqe.

31. Mos ki zili njeriun e dhunshëm dhe mos zgjidh asnjë nga rrugët e tij,

32. sepse Zoti e neverit njeriun e çoroditur, por këshilla e tij është për njerëzit e ndershëm.

33. Mallkimi i Zotit është në shtëpinë e të pabesit, por ai bekon banesën e të drejtëve.

Fjalët e Urta 3