Fjalët e Urta 3:29-32 Bibla Shqip (ALBB)

29. Mos kurdis asnjë të keqe kundër të afërmit tënd, ndërsa ai banon me besim bashkë me ty.

30. Mos bëj padi kundër askujt pa shkak; po të jetë se nuk të ka bërë asnjë të keqe.

31. Mos ki zili njeriun e dhunshëm dhe mos zgjidh asnjë nga rrugët e tij,

32. sepse Zoti e neverit njeriun e çoroditur, por këshilla e tij është për njerëzit e ndershëm.

Fjalët e Urta 3