Fjalët e Urta 26:2-5 Bibla Shqip (ALBB)

2. Ashtu si harabeli fluturon andej e këtej dhe dallëndyshja fluturon, kështu mallkimi pa arsye nuk ka efekt.

3. Kamxhiku për kalin, kapistra për gomarin dhe shkopi për kurrizin e budallenjve.

4. Mos iu përgjigj budallait sipas budallallëkut të tij, që të mos bëhesh edhe ti si ai.

5. Përgjigjju budallait sipas budallallëkut të tij, që ai të mos mendojë se është i urtë.

Fjalët e Urta 26