Fjalët e Urta 2:5-8 Bibla Shqip (ALBB)

5. atëherë do të ndjesh frikën e Zotit dhe ke për të gjetur kuptimin e Perëndisë.

6. Sepse Zoti jep diturinë; nga goja e tij rrjedhin njohuria dhe arsyeja.

7. Ai mban rezervë për njerëzit e drejtë një ndihmë të fuqishme, një mburojë për ata që ecin me ndershmëri

8. për të mbrojtur shtigjet e drejtësisë dhe për të ruajtur rrugën e shenjtorëve të tij.

Fjalët e Urta 2