Fjalët e Urta 16:18-21 Bibla Shqip (ALBB)

18. Përpara shkatërrimit vjen kryelartësia dhe përpara rrëzimit fryma krenare.

19. Më mirë të kesh frymë të përulur me të mjerët se sa të ndash prenë me krenarët.

20. Kush i kushton kujdes Fjalës do të gjejë të mirën, dhe kush i beson Zotit është i lumtur.

21. I urti nga zemra do të quhet i matur, dhe ëmbëlsia e buzëve e shton diturinë.

Fjalët e Urta 16