Efesianëve 5:18-24 Bibla Shqip (ALBB)

18. Dhe mos u dehni me verë, në të cilën ka shthurje, por mbushuni me Frymë,

19. duke i folur njëri-tjetrit me psalme, himne dhe këngë frymërore, duke kënduar dhe duke lavdëruar Zotin me zemrën tuaj,

20. duke e falënderuar vazhdimisht për çdo gjë Perëndinë dhe Atin, në emër të Zotit tonë Jezu Krisht;

21. nënshtrohuni njëri-tjetrit në druajtjen e Krishtit!

22. Ju, gratë, nënshtrohuni burrave tuaj porsi Zotit,

23. sepse burri është kreu i gruas, sikurse edhe Krishti është kreu i kishës, dhe ai vetë është Shpëtimtari i trupit.

24. Ashtu si kisha i është nënshtruar Krishtit, kështu gratë duhet t'i nënshtrohen burrave të tyre në çdo gjë.

Efesianëve 5