2 i Samuelit 6:21-23 Bibla Shqip (ALBB)

21. Atëherë Davidi iu përgjigj Mikalit: "E bëra përpara Zotit që më ka zgjedhur në vend të atit tënd dhe të tërë shtëpisë së tij për të më vendosur princ të Izraelit, të popullit të Zotit; prandaj bëra festë përpara Zotit.

22. Prandaj do ta ul veten edhe më poshtë dhe do të bëhem më i pavlerë në sytë e mi; por lidhur me shërbëtoret për të cilat më fole, unë do të nderohem pikërisht prej tyre".

23. Mikal, bija e Saulit, nuk pati fëmijë deri ditën e vdekjes së saj.

2 i Samuelit 6