1 i Kronikave 6:66-69 Bibla Shqip (ALBB)

66. Disa familje të bijve të Kehathit patën qytete në territorin që iu caktua atyre dhe që u morën nga fisi i Efraimit.

67. Ata u dhanë atyre edhe Sikemin, një ndër qytetet e strehimit, me tokat e tij për kullotë në krahinën malore të Efraimit, dhe Ghezerin me tokat e tij për kullotë,

68. Jokmeamin me tokat e tij për kullotë, Beth-Horonin me tokat e tij për kullotë,

69. Ajalonin me tokat e tij për kullotë, Gath-Rimonin me tokat e tij për kullotë.

1 i Kronikave 6